LAJMI I FUNDIT:

Bie nga kati i dytë i një ndërtese, lëndohet punëtori

Bie nga kati i dytë i një ndërtese, lëndohet punëtori

Një person ka pësuar lëndime, pasi derisa ishte duke punuar ka rënë nga kati i dytë i një objekti banesor në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30, njofton policia.

Është raportuar se një mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në një objekt banesor është rrezuar nga kati i dytë dhe ka pësuar lëndime.


Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin janë intervistuar pronari i kompanisë dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./ Telegrafi/