LAJMI I FUNDIT:

Biden tërhiqet nga gara për president

Biden tërhiqet nga gara për president

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do t’i japë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje, duke thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”.

Veprimi i tij vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime, në garën për Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo pason javë të tëra presioni intensiv nga kolegët demokratë pas një debati ndaj republikanit Donald Trump në fund të qershorit.


Në një letër të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si president.

“Dhe ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”.

Ai tha në deklaratën e tij se do t’i drejtohet kombit për këtë çështje javën e ardhshme.

Presidenti Biden falënderoi zëvendëspresidenten e tij Kamala Harris, duke thënë se ajo ishte një “partnere e jashtëzakonshme”.

Para njoftimit të tij, 37 demokratë të Capitol Hill i kishin bërë thirrje presidentit të largohej.

Përfaqësuesi Dean Phillips kishte thënë se është koha që Biden të “largohet mënjanë”, duke shtuar se ai ka shansin të jetë një hero amerikan duke e bërë këtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori