Vendpushimi i presidentit amerikan Kampi David, do të jetë sërish qendër e historisë së diplomacisë ndërkombëtare, kësaj radhe për të forcuar një aleancë trepalëshe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe dy aleatëve të saj aziatik, Japonisë dhe Koresë së Jugut, si kundërpërgjigje ndaj Koresë së Veriut dhe Kinës.
Takimi i nivelit të lartë i së premtes, mikpritës i së cilit është Presidenti Joe Biden, synon t’i “japë formë përfundimtare angazhimit trepalësh”, përfshirë një premtim nga Uashingtoni, Tokio dhe Seuli për të krijuar një lidhje të hapur mes tre vendeve në rast urgjence si dhe mundësi konsultimi gjatë krizave rajonale, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.
Të tre vendet do të përkushtohen, që kur të përballen me një pasiguri rajonale apo kërcënim, të këshillohen menjëherë, të ndajnë informacione zbulimi dhe të bashkërendojnë veprimet, tha një zyrtar tjetër i lartë i administratës.
“Mesazhi që përçojmë është se ndajmë një mjedis sigurie të ndërlidhur”, tha zyrtarja amerikane, që foli me kusht anonimiteti. “Një kërcënim ndaj njëri prej nesh, është në thelb kërcënim për secilin prej nesh”.
Zyrtari i dytë këmbënguli se ky përkushtim nuk është aleancë formale ushtarake apo përkushtim për mbrojtje kolektive – siç e kanë quajtur Kina dhe Koreja e Veriut.
Pheniani dhe Pekini e kanë cilësuar takimin në Kampin David si përpjekje të Uashingtonit për të krijuar një “mini-NATO” në Azi.
Detyrimi për t’u këshilluar gjatë krizës është zhvillimi më i fundit në vazhdën e premtimeve për bashkëpunim trepalësh në fushën e mbrojtjes, përfshirë stërvitjet e rregullta ushtarake, si dhe bashkëpunimin në aspektin e sigurisë ekonomike – forcimin e rrugëve të furnizimit, sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale.
Tre vendet do të miratojnë ato që do të njihen si “Parimet e Kampit David,” një listë vlerash dhe normash mbi paqen dhe mirëqenien në rajonin e Indo-Paqësorit.
Këto parime të takimit të së premtes u jetësuan vetëm pas uljes së tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Koresë së Jugut dhe Japonisë, ish pushtuesit të saj, pas muajsh angazhimi diplomatik mes dy qeverive për të lënë anash historinë e tyre të vështirë dhe mosbesimin e ndërsjellë dhe për t’u përqëndruar në sfidat aktuale të sigurisë.
“Koreja dhe Japonia tani janë partnerë që ndajnë vlerat e përbashkëta dhe i kanë të njejtat qëllime”, tha Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, në një fjalim me rastin e 78 vjetorit të çlirimit të Koresë nga sundimi colonial 35 vjeçar i Japonisë, që përfundoi më 1945.
Arsyeja e Shteteve të Bashkuara për të zyrtarizuar angazhimin në këtë formë institucionale, ka të bëjë me nevojën që të pamundësohet kthimi prapa nga kjo ulje tensionesh mes Koresë së Jugut dhe Japonisë nëse udhëheqësit aktualë të tre vendeve zëvendësohen me udhëheqës që nuk janë të përkushtuar ndaj këtyre parimeve.
Përqendrimi në parandalimin e kërcënimeve nga Koreja e Veriut dhe Kina është po ashtu mënyrë e mirë për të fituar mbështetje në politikën nacionale në Seul dhe Tokio.
“Këto janë mekanizma të pranueshëm dhe të nevojshëm politik, që nuk hasin në pengesa politike”, tha Shihoko Goto, drejtor në qendrën “Woodrow Wilson”. “Japonia dhe Koreja e kanë parasysh, që relief në rajonin e Indo-Paqësorit është shumë i trazuar”.
Zyrtarët e administratës amerikane nuk sqaruan nëse konsultimet trepalëshe në rast të krizës rajonale përfshijnë shqetësimet në Ngushticën e Tajvanit.
Ndonëse një reagim i bashkërenduar ndaj një sulmi të mundshëm nga Pekini mund të jetë diçka që Uashingtoni e mendon në të ardhmen, Koreja e Jugut nuk është aq e bashkërenduar me Shtetet e Bashkuara si Japonia karshi kërcënimit nga Kina, thotë zoti Jeffrey Hornung, një ekspert i lartë që specializon në sigurinë e Azisë Lindore, pranë Korporatës Rand.
“Duke marrë parasysh sa e vështirë ishte për Japoninë dhe Korenë të bashkëpunonin në shumicën e çështjeve, mendoj se duhet të fillohet aty ku ndajnë shqetësim të përbashkët, që në këtë rast është Koreja e Veriut”, i tha ai “Zërit të Amerikës.”
Koreja e Jugut tashmë ka treguar vullnet për ta zgjeruar bashkëpunimin trepalësh.
Takimet e radhës së nivelit të lartë
Udhëheqësit do të përkushtohen për takim vjetor dhe të mos tërhiqen nga parimet e miratuara në Kampin David, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.
“Po përpiqemi jo vetëm t’i lidhim së bashku Japoninë e Korenë e Jugut, por edhe SHBA-të, për t’ua bërë të gjithëve të qartë se jemi këtu, për të qëndruar në rajonin e Indo-Paqësorit”, shtoi ai.
Përkushtimi afatgjatë ka rëndësi. Ka shqetësim se premtimi amerikan për bashkëpunim mund të zhbëhet nëse zoti Donald Trump zgjidhet sërish president në vitin 2024.
Bazuar në doktrinën e tij presidenciale “Amerika e Para”, zoti Trump u tërhoq nga traktate të ndryshme ndërkombëtare dhe angazhime rajonale. Ish-presidenti mbahet mend edhe mbi marrëdhënien e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Scholz pranon humbjen

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë