Joe Biden iu ka drejtuar kombit përmes një konferencë për media pas zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Kandidati demokrat ka folur gjer e gjatë rreth punëve të para që do t’i kryej kur ta merr presidencën e SHBA-së, raporton CNN.


I pyetur në lidhje me refuzimin e presidentit, Donald Trump për të pranuar zgjedhjet, Biden tha se "unë thjesht mendoj se është në siklet, sinqerisht", transmeton Telegrafi.

800 3

Biden tha se beson që në fund, do të ketë një tranzicion të qetë të pushtetit. "Unë mendoj se në fund të ditës, e gjitha do të realizohet më 20 janar. Nga tani e pastaj, shpresa dhe pritja ime është që populli amerikan të dijë dhe të kuptojë se ka pasur një tranzicion".

Në një pyetje vijuese, Biden u pyet për republikanët që nuk do të pranojnë se ai ësht ë fitues i zgjedhjeve, "Ata do të bëjnë. Ata do të bëjnë".

Presidenti i zgjedhur pohoi se "nuk sheh ndonjë nevojë për veprim ligjor" ndërsa vazhdon të ecë përpara me tranzicionin. /Telegrafi/