Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka prezantuar të martën ekipin e tij për siguri kombëtare, i cili ka konsideruar se do të rikthejë udhëheqësinë amerikane në botë, pas largimit të presidentit aktual, Donald Trump.
“Është një ekip që do të mbajë të sigurt shtetin dhe njerëzit tanë”, ka thënë Biden, teksa ka prezantuar emrat kryesorë për pozitat si: Sekretar Shteti, Këshilltar për Siguri Kombëtare, Shefe të Inteligjencës dhe emërime tjera kyçe në kabinetin e tij.
“Ky është ekip që reflekton faktin se Amerika është kthyer sërish. Gati për të udhëhequr botën, jo duke u tërhequr nga ajo”, ka thënë Biden, transmeton AFP.
Biden ka thënë se i zgjedhuri i tij për pozitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, do të rindërtojë moralin dhe besimin në Departamentin amerikan të Shtetit, që është përgjegjës për marrëdhëniet diplomatike të Shteteve të Bashkuara.
Presidenti i zgjedhur ka thënë se ekipi i tij mishëron besimin se “Amerika është më e fuqishmja kur punon me aleatët e saj”.
Biden ka thënë se ka pasur shumë biseda telefonike me liderët botërorë “që i kanë treguar se si mezi janë duke pritur që SHBA-ja t’i kthehet rolit të saj historik si lidere globale mbi Paqësor dhe Atlantik, në gjithë botën”.
Përveç Blinkenit, ekipi i Bidenit përbëhet nga Jake Sullivan si Këshilltar për Siguri Kombëtare, Linda Thomas-Greenfield si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, John Kerry si i dërguar për çështje klimatike.
Nëse konfirmohen nga Senati, Avril Haines do të kthehet në gruan e parë që do të marrë pozitën e Drejtores së Inteligjencës Kombëtare dhe Alejandro Mayorkas do të jetë shefi i parë latin i sigurisë kombëtare.
Tranzicioni i pushtetit presidencial
Prezantimi i ekipit të Bidenit ka ardhur teksa presidenti aktual amerikan, Donald Trump është pajtuar që të fillojë procesi i tranzicionit të pushtetit.
Administrata për Shërbime të Përgjithshme, agjenci federale që mbikëqyr dorëzimin e detyrës, ka thënë se pranon që Biden “është fitues” i zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Ky vendim u garanton demokratëve qasje në miliona dollarë fonde, si dhe qasje në informacionet për siguri dhe zyrtarët qeveritarë, ashtu që administrata e re të nisë punën më 20 janar.
Trump ka thënë se Administrata për Shërbime të Përgjithshme duhet “të bëjë atë që duhet të bëhet”, ndonëse ka refuzuar që të pranojë humbjen, duke përsëritur pretendimet e paargumentuara për “mashtrime zgjedhore”.
Në një konferencë tejet të shkurtër për media në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka falënderuar të martën punën që ka bërë administrata e tij dhe është larguar pa pranuar pyetje.
Sipas parashikimeve Biden ka fituar 306 vota elektorale për dallim nga Trump që ka fituar 232.
Kolegji Elektoral do të mblidhet më 14 dhjetor për të caktuar fituesin.
Për të fituar pozitën e presidentit, një kandidat duhet të fitojë 270 vota të Kolegjit Elektorale.
Të martën, guvernatori Tom Wof ka thënë se ka certifikuar fitoren e Bidenit në Pensilvani, një nga shtetet kyçe për të siguruar fitoren.
Një tjetër shtet, Miçigen, ka certifikuar rezultatin e njëjtë ditën e hënë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare