Autoritetet e Ligës Ballkanike (BIBL) me anë të një komunikate në faqen zyrtare kanë konfirmuar se KB Bashkimi ka humbur zyrtarisht me rezultat 20-0 duelin e pa zhvilluar ndaj Rilski Sportist.

Ndeshja e paraparë të zhvillohej në Samokov të Bullgarisë u shtye fillimisht për të ashtuquajtura "probleme me viza" nga klubi prizrenas.


Megjithatë, Bashkimi dështoi të paraqesë edhe rosterin me lojtarë të plotë, për shkak të problemeve financiare.

Kjo ka rezultuar që Bashkimi të mos udhëtojë fare dhe pas reagimit të Ambasadës së Bullgarisë që konfirmoi lëshimin e vizave, klubit prizrenas t'i akordohet humbja me rezultat 20-0.

Kështu, KB Bashkimi vazhdon rrëshqitjen në tabelë dhe i rrezikohet edhe vazhdimi në këtë garë.

Basketbolli kosovar është në krizë të thellë pasi top klubet kanë probleme financiare.

Këto probleme pritet të ndikojnë edhe në mbarëvajtjen e garavae në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/