Site icon Telegrafi

Bezos: Të jesh i suksesshëm nuk do të thotë të zgjohesh shumë herët

Elon Musk i Tesla thuhet se fle më shumë poshtë tavolinës, Richard Branson i Virgin iu sugjeron të zgjoheni në orën 5 të mëgjesit. Tim Cook, ka një sugjerim akoma dhe më të çmendur, të zgjohesh në 3:45. Këta titanë të industrisë zgjohen kaq herët për të bërë aktivitete që nxisin produktivitetin.

Por, jo Jeff Bezos, shefi i Amazon-it.

Ai këmbëngul në një gjumë të plotë gjatë natës dhe një mëngjes të qetë. Njeriu më i pasur në botë, nuk i pëlqen ritualet heroike të produktivitetit dhe zgjedh që mëngjesin ta kalojë pranë fëmijëve duke ngrënë mëngjes. Ai nuk zgjohet plotësisht deri nga ora 10.

Kjo qasje ka një apel të menjëhershëm, por ka arsye përtej kënaqësisë së thjeshtë, se më shumë njerëz duhet të mendojnë të rifillojnë mëngjesin e tyre që t’i ngjajnë Bezos më shumë se Branson, shkruan INC, përcjell Telegrafi.

Kur vjen puna te njohuritë, truri ynë ka rreth katër orë në ditë për të bërë një punë të mirë. Që do të thotë se ti mund të zgjohesh në 5 të mëngjesit dhe të fillosh të heqësh qafe detyrat e tua më të vështira nëse kjo përshtatet me ritmin tënd personal, por shancet janë që truri juaj do të ndihet i lodhur deri në momëntin kur kolegët të kenë arritur në zyrë.

Mësimi këtu nuk është se të gjithë duhet të ngrihen në një kohë të caktuar. Koha më e mirë për të vendosur alarmin tuaj është koha që punon me trupin tuaj të veçantë dhe ritmet e punës. Mësimi është se përpjekja për të kapur produktivitetin në ekstreme është në të vërtetë shpesh joproduktiv (siç sugjeron mungesa e kohëve të fundit e Musk-ut për privimin e gjumit). /Telegrafi/

Exit mobile version