LAJMI I FUNDIT:

Beteja e partive të vogla në Maqedoni për një njësi zgjedhore

Beteja e partive të vogla në Maqedoni për një njësi zgjedhore

Pavle Trajanov, deputet i Lidhjes Demokratike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, është ndër deputetët më të zëshëm në kërkesën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, respektivisht ndryshimin e modelit nga gjashtë në një njësi zgjedhore, me lista të hapura dhe pa prag zgjedhor.

Në Maqedoninë e Veriut janë rreth dhjetë parti të vogla të cilat në zgjedhje bëjnë koalicione parazgjedhore me partitë e mëdha, siç janë Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe OBRM-PDUKM, në mënyrë që të mund të përfaqësohen në Kuvend.

Pavle Trajanov, mandatin e deputetit e mori me listën e LSDM-ë, por nëse Maqedonia e Veriut bëhet një njësi zgjedhore, atëherë, sipas tij, partitë e vogla mund të garojnë të pavarura dhe të fitojnë mandate në Kuvend.


Por, Trajanov nuk beson se partitë e mëdha do të pranojnë këtë ndryshim edhe pse publikisht kanë premtuar një gjë të tillë.

“Partitë e mëdha, ato që janë të etabluara në skenën politike, bëjnë gjithçka të mundur që të mos ketë kushte për garë të barabartë në zgjedhje. Janë pikërisht këto parti që frenojnë reformat për të pasur një Kod Zgjedhor demokratik, që do të mundësonte një garë të barabartë dhe përfaqësim të të gjitha partive në Kuvend. Ato duan të mbajnë monopolin, të ketë qasje te fondet që ndahen për fushatën zgjedhore. Janë shuma të majme parash, prandaj ato nuk janë të interesuara për ndryshime”, thotë Trajanov.

Kundër ndryshimit të modelit zgjedhor janë shprehur partitë shqiptare pasi druajnë se me modelin me një njësi zgjedhore mund të humbin vota të zgjedhësve shqiptarë. Votuesit shqiptarë janë të përqendruar në tri nga gjashtë njësi zgjedhore.

Ndryshe, kërkesën për një njësi zgjedhore, Pavle Trajanov e aktualizoi para njoftimit nga Ministria e Drejtësisë për hapjen e debatit publik për hartimin e një Kodi të ri Zgjedhor.

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Tupançevski, nuk dha detaje se çfarë do të përmbajë Kodi i ri Zgjedhor, pasi sipas tij, nga grupi i punës do të varet nëse do të pranohet ose jo edhe kërkesa për ndryshimin e njësive zgjedhore.

“Nuk varet nga unë, ashtu si do të jetë marrëveshja, ne do ta respektojmë. Ne synojmë përgatitjen e një Kodi të ri Zgjedhor, që do të përfshijë të gjitha rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski.

Xhabir Deralla, drejtues i organizatës joqeveritare “Civil”, që merret kryesisht me proceset zgjedhore, thotë se Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë modelin zgjedhor, por edhe të bëjë ndryshime tjera. Megjithatë, sipas tij, janë partitë e mëdha politike ato që pamundësojnë këto ndryshime.

“Ne jemi për një njësi zgjedhore që të mund të ketë përfaqësim të të gjithëve në Kuvend, por kjo vështirë se do të bëhet duke marrë parasysh interesat e partive të mëdha. Qëkur është miratuar, Kodi Zgjedhor është ndryshuar 36 herë dhe asnjëherë nuk kemi arritur të bëjnë një model të mirë. Këtë e pamundësojnë partitë e mëdha politike të cilat zotohen se do të mbështesin kërkesën për një njësi zgjedhore, ndërsa në anën tjetër punojnë që kjo të mos ndodhë”, thotë Deralla për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor fokusin kryesor duhet ta kenë tek e drejta e votës, pasi në të gjitha ciklet zgjedhore, sipas tij, janë regjistruar shkelje nga më të ndryshmet së të drejtës së votës, përfshirë mohimin e votimit dhe për këtë, sipas tij, askush nuk është përgjigjur.

“Ndryshimi duhet të jenë në drejtim të mbrojtjes së të drejtës së votës. E drejtat e votës i është mohuar shumë personave në mungesë të administrimit të procesit zgjedhor, shumë njerëz nuk kanë votuar, siç ishte rasti me aparatet biometrike në zgjedhjet e fundit kur shumë persona nuk ishin në sistemin elektronik. Ne kemi ende njerëz që nuk e gjejnë veten në listat e votimit. Mendoj se ka shumë vende nga të cilat mund të mësojmë. Të mos shkojmë më larg, mjafton të ndjekim shembullin e Kosovës, ku procesi ndoshta është nga më të mirët në rajon. Për shembull, kemi rast kur një banor i Ferizajt ditën e votimit ndodhet në Prizren dhe ai atje mund të votojë, kurse te ne ndodh që edhe në vendin ku jeton të mos mund të votosh”, thotë Xhabil Deralla, drejtues i organizatës joqeveritare “Civil”, e cila merret kryesisht me proceset zgjedhore.

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-së në vazhdimësi ka kërkuar që ndryshimet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Janë gjithsej 32 rekomandime që sugjerojnë një Komision të përhershëm zgjedhor, procedura të qarta dhe transparente të emërimit, udhëzime të qarta për regjistrimin e votuesve, komisionit kundër korrupsionit t’i sigurohen burime njerëzore dhe financiare që në mënyrë efikase të kryejë punë gjatë zgjedhjeve, të hiqet varësia e televizionit publik nga buxhetit i shtetit, e çështje tjera./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori