LAJMI I FUNDIT:

“Beteja e dronëve” sapo ka nisur – SHBA, dritë jeshile për 10 projekte

“Beteja e dronëve” sapo ka nisur – SHBA, dritë jeshile për 10 projekte

Departamenti i Transportit në Shtetet e Bashkuara u dha dritën jeshile 10 projekteve pilot, në një vendim që pritet të revolucionarizojë transportin në qiej.

Bëhet fjalë për ndërtimin e fluturakëve (drone) për t’i përdorur si mjet, fillimisht në shërbimin postar, e më pas edhe në degë të tjera.

Mes projekteve fituese është ai i Google, Intel, Qualcomm dhe Microsoft. Të katër këto kompani u bashkohen Apple dhe Amazon, që konsiderohen pararojë në këtë fushë.


Megjithatë, Sekretarja e Transportit, Elaine Chao nuk u mbyll derën projekteve të tjera.

“Nuk ka humbës në këtë pjesë. Ishin me dhjetëra aplikimet e bëra, që nuk janë përzgjedhur, por ato mund të licencohen për testime në muajt në vazhdim nga ne”, deklaroi ajo.

Por çfarë do të thotë ky vendim?

Dhjetë kompanitë e licencuara do të jenë në gjendje që të kryejnë eksperimente me fluturimet me drone që janë përtej rregullave strikte të Administratës Federale të Aviacionit. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori