Çka do që të kishit thënë ju, hulumtimi e ka treguar këtë rezultat.

Nuk është e thënë të jetë shtatgjatë, nuk është e thënë të flasë tri gjuhë të huaja, nuk është e thënë të jetë bir milioneri, mirëpo do të jetë e dëshirueshme një gjë


...që në trup të ketë ndonjë tatuazh seksi! - transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtimit të aplikacionit të njohjeve Type, 64 për qind e femrave do të dëshironin që i dashuri i tyre të ketë ndonjë vizatim në trup.

Aq më parë, kur zgjedhin partnerë potencialë për takim nëpërmjet aplikacioneve, më parë do të dëshironin të dilnin në takim me dikë i cili ka tatuazhe në trup.

johnny depp takes actor man tattoo 19007

Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë me meshkujt të cilët kanë bërë tatuazhe nga koka deri te thembrat, sepse femrave nuk u pëlqen teprimi me tatuazhe.

Nëse kërkojnë “kandidatë” në rrjetet shoqërore, më parë do t’u binte në sy nëse ka fotografi nga plazhi në të cilën shihet stomaku apo shpina e tij, dhe tatuazhi në to. /Telegrafi/

Sleeve Tattoo Men 13