Sulmuesi i njohur shqiptar, Besart Berisha është duke e vazhduar karrierën në Japoni, por ka gjasa që të kthehet në Australi.  

Berisha është golashënuesi më i mirë në histori në elitën e futbollit australian, A-League.


Ai këtë vit ishte larguar nga Melbourne Victory për të shkuar te klubi japonez, Sanfrecce Hiroshima në qershor. Berisha nuk po e gjen vetën në J-Leaguen japoneze.

DqBVnC2VsAAi4sx Berisha në Japoni

Në pesë ndeshje i ka luajtur si zëvendësues dhe nuk ka shënuar ende asnjë gol në Japoni.

Trajnerin Mike Mulvey që punuar me Berishën në Brisbane Roar, e ka ftuar sulmuesin të bashkohet me Central Coast Mariners.

GettyImages 955121294 Besart Berisha, katër herë e fitoi titullin në Australi. (Photo by Tony Feder/Getty Images)

“Ne kemi folur me menaxherët e Berishës dhe ai ka thënë faleminderit për ofertën, do të kthehesha të luaj me Mariners, por kam kontratë në Japoni dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Ka qenë futbollist im në Brisbane, ishte një djalosh fantastik, ai dëshiron gjithmonë të fitojë”, ka thënë trajneri.

GettyImages 488130565 Trajneri Mike Mulvey dhe Berisha. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)

Trajneri i Central Coast, Mike Mulvey, dëshiron një sulmues të konfirmuar si Berisha, i cili gjatë karrierës së tij në Australi ka shënuar plot 116 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app