Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të intervistojë dy zyrtarë të tjerë.

Fillimisht është paraparë intervistimi i kryesuesit të Bordit të Drejtorëve në ARKEP, Kreshnik Gashi.


Ndërsa më pas edhe intervistimi i Besa Shatri-Berisha, kryesuese e Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovës.

Mbledhja e Komisionit për Telekom do të mbahet prej orës 10:00. /Telegrafi/