Besa nuk do të ankohet në Gjykatën administrative, dyshon në pavarësinë e saj
Lëvizja Besa nuk do të dorëzojë ankesa në Gjykatën administrative pas vendimeve të KSHZ-së, që i refuzoi shtatë ankesa të saj në lidhje me parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
"Organet e partisë kanë vlerësuar që mos të ankohen në Gjykatën administrative sepse dyshojmë në pavarësinë e saj dhe për shkak se ka persona që prej më herët e dinë vendimin e saj", tha zëdhënësi i Besës, Orhan Murtezani.
KSHZ-ja e pranoi vetëm një ankesë të Lëvizjes Besa dhe anuloi votimin në një vendvotim në Gostivar, ku një person ishte nënshkruar në vend të një votuese tjetër./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































