Por ai shpreson që ajo të këndellet duke e shfrytëzuar edhe formën e dobët të Gjilanit, që po kalon në ndeshjet e fundit. Të dyja skuadrat në ndeshjet e fundit kanë treguar luhatje.

Ndeshja derbi ndërmjet Besës dhe Gjilanit zhvillohet të mërkurën (sot, 14:00) në stadiumin "Shahin Haxhiislami" në Pejë, në kuadër të xhiros së tetë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Besa zë vendin e katërt me dhjetë pikë, kurse Gjilani ka 13 pikë dhe zë vendin e tretë, shkruan sot "Koha Ditore".


"Për neve është ndeshje e rëndësishme duke marrë parasysh formën e dobët që jemi duke treguar në paraqitjet si mysafir. Normal për neve vetëm fitorja do të na stabilizonte sado pak, pasi kemi ngecur pak prapa me pikë. Duhet të përqendrohemi maksimalisht, ta shfrytëzojmë krizën e Gjilanit në mënyrë që ta këndellim vetveten. Ky është rast i mirë për t'u këndellur", ka thënë Rexha.

Besa në tri xhirot e fundit ka pësuar dy disfata dhe ka fituar një herë, derisa Gjilani ka një fitore, një barazim dhe një humbje.

Edhe për mbrojtësin e Gjilanit, Besnik Krasniqi, ndeshja kundër Besës është mjaft e rëndësishme.

"Pas një barazimi zhgënjyes ne do të udhëtojmë në Pejë të motivuar për të fituar pikët maksimale. Me kualitetin e ekipit mendoj se mund t'ia arrijmë. Nuk do të jetë aspak e lehtë, megjithëse edhe Besa ka pasur luhatje", ka thënë Krasniqi.
 

telegrafi sport app