LAJMI I FUNDIT:

Besa – Alternativa – LD: Artan Grubi e privatizoi ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D

Besa – Alternativa – LD: Artan Grubi e privatizoi ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D

Partitë shqiptare opozitare Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike, kanë reaguar në lidhje me fillimin e punimeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D. Në një kumtesë për media ata thonë se “mbrëmë kishim rastin të një teatër nën regjinë e BDI-së për përvetësimin, privatizimin dhe familjarizimin e projektit strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10.

Ata gjithashtu thonë se Artan Grubi u mundua të mbulojë një skandal të ri korrupsioni me një pjesë të nënkontraktuesve të zgjedhur të gjigantit ndërtimor “Bechtel dhe Enka”.

“Për këtë arsye sot i parashtrojmë këto pyetje për të cilat presim përgjigje. A i tregoi Artan Grubi Ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler, se e keqpërdor prezencën e saj për të mbuluar skandale të reja me donatorë partiak të BDI-së? Sa milionë euro do të derdhen në llogaritë e ‘’Eurovia’’ dhe ‘’Ak Invest’’? Sa nga ato mjete do të derdhen në llogarinë e BDI-së e sa në xhepin e disa klientelistëve të instaluar përreth Ali Ahmetit? A ka gjetur mënyrë Artan Grubi që të fitojë provizion edhe kur do të jetë në opozitë? Pse Artan Grubi përgjegjësinë për mëkatet e tij personale ia hedh kompanisë Amerikano-Turke, “Bechtel dhe Enka”? Me çfarë të drejte dhe pacipërie e dëmton imazhin e këtij gjiganti me përmasa botërore?”.


“Artan Grubi ka bërë vlerësim të gabuar. Mendon që ndryshimet e Kodit Penal do ta shpëtojnë. E gënjen veten. Ka dyshime se ai po abuzon me ndikimin e tij politik dhe pjesëmarrjen në pushtetin ekzekutiv për përfitime antiligjore për shumë adresa. Në kodin penal ekziston definicioni “Vepër penale e vazhduar”. I sugjerojmë që ta lexojë”, thonë partitë opozitare.

Në fund thonë se angazhimet e BDI-së për anëtarësim në BE janë mashtrim politik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori