Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë dy vendet e Ballkanit Perëndimor që po vuajnë më shumë nga largimi domethënës i profesionistëve të teknologjisë, thuhet në raportin e fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Raporti i Tranzicionit i BERZH-it, i cili përqendrohet në tendencat e dixhitalizimit tregon se mesatarisht 1.5 për qind e njerëzve, që kanë listuar disa njohuri teknologjike në profilin e tyre, janë larguar jashtë në vitin 2019. Megjithëse kërkesat për këto aftësi mund të jenë të larta në vendet në zhvillim, firmat në ekonomitë e përparuara mund të ofrojnë paga shumë më të larta.
Në këtë raport, Shqipëria renditet ndër vendet e rajonit të BERZH që ka peshën më të ulët të ekspertëve dhe profesionistëve të teknologjisë së informacionit në raport me totalin e të punësuarve, që i referohen vitit 2019, me më pak se 1 për qind të totalit nga 3 për qind që është mesatarja e ekonomive të zhvilluara.
Ndryshe nga vendet e zhvilluara, në Shqipëri dominojnë sektorët me intensitet të ulët dhe të mesëm të dixhitalizimit, duke përbërë rreth 70 për qind të punësimit në 2019.
Për vitin 2020, Shqipëria, treguesin e mundësive dixhitale e ka 65.4, duke u renditur më mirë se Maqedonia e Veriut me 59.3, Mali i Zi me 58.5 dhe Bosnja e Hercegovina me 45.2. Më mirë në rajon është Serbia me 68. Listën e kryesojnë Shtetet e Bashkuara, ku treguesi i mundësive dixhitale është 95.4.
Në krahasim me vitin 2015, kur treguesi ishte 46 pikë, Shqipëria ka bërë progres. Përmirësimi më i madh është në shërbimet e Qeverisë, nga 44.1 pikë në 83 pikë, në nivele të ngjashme me shtetet me ekonomi të përparuara.
Më dobët treguesi është për infrastrukturën me 55.6 pikë nga 44.1 pikë në vitin 2015 dhe aftësitë, që pothuajse nuk kanë ndryshuar fare në krahasim me pesë vite më parë, nga 55.7 në 55.8. Treguesi i rregullimit të tregut është përmirësuar nga 40.6 në 67.2.
Shqipëria renditet më dobët në dixhitalizimin e individëve me 20.4, në raport me atë të formave me 51.4. sipas raportit, niveli i dixhitalizimit është i ngjashëm me atë të zhvillimit të vendeve. Niveli i ulët i dixhitalizimit të njerëzve është dhe një nga faktorët që pengon përdorimin e teknologjive dixhitale. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët