LAJMI I FUNDIT:

BERZH: Maqedonia e Veriut këtë vit do të ketë rritje të BPV-së prej 2 për qind

BERZH: Maqedonia e Veriut këtë vit do të ketë rritje të BPV-së prej 2 për qind

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka përditësuar parashikimet e saj ekonomike për rajonet që mbulon dhe vlerësimet për Maqedoninë e Veriut janë se rritja e BPV-së në vitin 2022 ishte 2.5 për qind, këtë vit do të jetë 2.0, ndërsa në periudhën në vijim 3.0 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi BERZH, vlerësimi për BPV-në e Maqedonisë për vitin 2022 është ulur për 0,2 për qind, ndërsa për këtë vit për 0,3 për qind në krahasim me raportin e fundit nga shtatori i vitit të kaluar.

Për rajonin e Ballkanit Perëndimor, vlerësohet se rritja e BPV-së vitin e kaluar ishte 3.0 për qind, këtë vit do të jetë 2.2 për qind dhe në vitin 2024 do të arrijë në 3.4 për qind.


Krahasuar me raportin dhe vlerësimin e fundit të BERZH-it nga shtatori, rritja e parashikuar e BPV-së për Ballkanin Perëndimor për këtë vit është ulur me 0.8 për qind, si pasojë e kërkesës së dobët të jashtme, inflacionit të lartë dhe kushteve më të shtrënguara financiare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori