LAJMI I FUNDIT:

BERZH konfirmon rritjen ekonomike prej 2,5% të Maqedonisë, për vitin 2018

BERZH konfirmon rritjen ekonomike prej 2,5% të Maqedonisë, për vitin 2018

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tha dje se e konfirmon parashikimin e nëntorit për rritjen ekonomike të Maqedonisë, për vitin 2018.

Sipas tyre, kjo rritje për Maqedoninë e sapo dalë nga kriza do të jetë 2,5%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Seenews” shkruan se në raportin më të ri të Prospektit Rajonal Ekonomik, që përgatitet nga BERZH, rritja ekonomike e Maqedonisë, për vitin 2019, do të jetë 3.0%.


Raporti thotë se rritja e rrogës minimale dhe aspektet tjera të masave për mbrojtje sociale do të ndikojnë në rritjen e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në këtë vit. Gjithashtu, parashihet rritje e eksporteve të Maqedonisë, për shkak të parashikimeve për rritje ekonomike në Bashkimin Evropian (BE), që është partneri kyç i tregtisë për Maqedoninë.

Megjithatë, BERZH konstaton se rreziqet e rënies mbeten të rëndësishme, pasi që ndjeshmëria e investimeve do të përkeqësohej, nëse pasiguria politike do të rritej më tutje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori