Mesfushori Bersant Celina ka zhvilluar një paraqitje solide në barazimin 1-1 të AIK-ut ndaj GAIS, në kuadër të Superligës së Suedisë.

Celina shënoi golin e vetëm në ndeshje për AIK-un, që përndryshe ishte i barazimit meqenëse mysafirët kishin epërsi të hershme.


Me një goditje fantastike vollej, Celina s’i dha asnjë shans portierit mysafir për ta lënë të shtangur (52’).

“SofaScore” e vlerësoi Celinën me notë 7.0 në këtë barazim, i cili përpos golit, ishte i saktë në 12 pasime nga 18 të mundshme, ndërpreu një herë aksionin si dhe fitoi dy duele.



Kjo paraqitje padyshim do t’i bie në sy edhe Frano Fodas, i cili mund ta ftojë “magjikun” për dy ndeshjet e muajit tetor, kundër Sllovenisë e Suedisë.

Kujtojmë, këtë sezon Celina ka kontribuar me pesë gola e pesë asistime./Telegrafi/

telegrafi sport app