Por 18-vjeçari në fillim të shtatorit do të bartë fanellën e një vendi tjetër. Celina, që është pjesë e klubit të madh anglez Manchester City, është ftuar nga U-21 e Norvegjisë.

Lista e futbollistëve të ftuar nga U-21 të Norvegjisë për ndeshjen e 7 shtatorit kundër Anglisë është publikuar të martën.


Ndërkohë përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka konfirmuar se Celina do t'i përgjigjet pozitivisht ftesës së Norvegjisë, shkruan sot Koha Ditore.

Celina aktualisht është pjesë e ekipit rezervë të Manchester Cityt. Por në këtë skuadër vlerësohet me të ardhme. Ai është rritur në Norvegji dhe ka luajtur për U-15, U-16 e U-17 të këtij vendi, para se t'i bashkohej përfaqësueses A të Kosovës vitin e kaluar. Ai ka debutuar tashmë për Kosovën dhe vlerësohet pjesë e rëndësishme e saj.

Por mediumet norvegjeze që nga viti i kaluar kanë shkruar vazhdimisht për një kthim të Celinës te Norvegjia, duke ushtruar njëkohësisht presion te lojtari dhe te federata norvegjeze. Ishin paralajmëruar edhe negociata për kthimin e tij dhe tani ai mori ftesë nga U-21.
 

telegrafi sport app