Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka konfirmuar se sulmuesi Mirlind Daku do ftohet për ndeshjet e muajit mars.

FFK sot (e mërkurë), publikoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës, ku nuk ndodhej sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku dhe kishte kritika të shumta nga tifozët tanë ish futbollistët dhe analistët tanë.


"Lajmi.net", ka kontaktuar përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes, i cili konfirmoi se sulmuesi kosovar do të ftohet për tri ndeshjet e këtij muaji.

challandes 1

“Përshëndetje, Mirlind Daku do të jetë i ftuar. FFK do bëjë komunikatë zyrtare me informacione shtesë”, ka thënë Challandes shkurtimisht.

Daku ka shkëlqyer në Superligë duke shënuar 25 gola në 25 ndeshje deri më tani.

135115234 3951191811581093 8691821317271228015 n

Kosova do të luajë ndaj Lituanisë një ndeshje miqësore, ndërsa kundër Suedisë dhe Spanjës do të zhvillohen në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.

telegrafi sport app