Bernard Berisha do të vazhdojë të jetë pjesë e Akhmat Groznit edhe për tri vite të tjera.

Ish-lojtari i Besës së Pejës dhe Skënderbeut ka fituar zemrat drejtuesve të klubit  rus, të cilët duan të vazhdojnë kontratën sërish me 28-vjeçarit.


Vetë drejtori i klubit të Akhmat Groznit, Akmet Aidarimov konfirmon për mediat se lojtari i Kosovës dhe klubi rus kanë arritur marrëveshje paraprake për të rinovuar kontratën edhe për tri vite tjera.

GettyImages 1163946142 Bernard Berisha (Photo by Epsilon/Getty Images)

‘’Në një të ardhme të afërt, kontrata me Bernard Berishën do të rinovohet. Kemi arritur një marrëveshje për të nënshkruar edhe për tri vite”, ka thënë ai për Sport24.

Berisha është pjesë e kampionatit rus tash e tri vite, duke luajtur fillimisht për Anzhin, pastaj për Akhmat Groznin.

Beri Berisha në aksion te Akhmat Grozny

Ai është pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app