Berisha: Veseli po e kopjon Thaçin, ky është ‘plani’ për prishjen e koalicionit me LDK-në

Deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se fushata parazgjedhore e Kadri Veselit është kopje e fushatës së Hashim Thaçit të bërë në vitin 2014.
Berisha përmes një postimi në Facebook ka theksuar se e gjithë kjo po ndodhë për prishje të koalicionit me LDK-në.
Postim i plotë:Fushata parazgjedhore e Kadri Veselit është kopje e fushatës parazgjedhore të Hashim Thaqit në 2014 i cili e qoj vendin në zgjedhje, me arsyetimin se s,ka koncenzues për tresformimin e FSK-së. E njejta storje po ndodhë edhe këtë vitë, për me kërku ,,qime në ve,, për me prishë kualicionin me LDK-në. Dallimi nga 2014 është se sivjet në fushatën parazgjedhore përveç Hashimit është edhe Kadria.... Isa i gjorë ka mbet ,,as me shehër as me Barilevë,, siç thotë populli. Pra nuk po i shitet më as vet-viktimizimi, sepse edhe ata që i kanë humbur të dashurit e tyre pas luftës, nuk po i besojnë më./Telegrafi/





















































