Berisha vendos derbin (Video)

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Melbourne Victory.
Prishtinasi shënoi një gol mjaftë të bukur në fitoren e Victorys në udhëtim tek rivali lokal, Melbourne City.
Berisha shënoi golin e dytë në fitoren 1-2 të Victorys në minutën e 78-të të ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Victory ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 20 pikë të tubuara, shtatë më pak se vendi i parë që mbahet nga Sydney por qëka një ndeshje më pak të zhvilluar skuadra e kosovarit.
Goli në derbi për Berishen ishte i nënti këtë edicion në elitën e futbollit australian. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x55ioxf_goal-besart-berisha-1-2-melbourne-city-vs-melbourne-victory_sport
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































