Njëri nga lojtarët më të mirë të Përfaqësueses së Kosovës, padyshim që është Bernard Berisha.

Djaloshi nga Peja ka shkëlqyer në ndeshjet e Kosovës, ndërsa ka folur edhe për atmosferën në skuadër.


Anëtari i skuadrës ruse Anzhi Makhachkala ka thënë se janë duke punuar me një përkushtim të madh në stërvitje.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë por unë kam besim se do të kemi një fillim të mirë. Jemi duke punuar me zell e përkushtim dhe nuk mendojmë ndryshe veç se për fitore”.

“Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë që premton shumë. Kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe presim që të gëzohemi të gjithë. T’i gëzojmë adhuruesit dhe popullin e Kosovës”, deklaroi Berisha. /Telegrafi/

telegrafi sport app