LAJMI I FUNDIT:

Berisha thotë se Qeveria po i numëron orët e fundit

Berisha thotë se Qeveria po i numëron orët e fundit
Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha është shprehur i bindur se Qeveria do të rrëzohet nesër.
Berisha  ka thënë se vet fakti që e kanë proceduar mocionin nënkupton që Qeveria do të rrëzohet nesër.

“Po unë mendoj që për vet faktin që e kemi proceduar si opozitë me ndihmën e njerëzve të pakënaqur të mazhorancës me këtë Qeveri, nënkupton që nesër kjo Qeveri shkon në shtëpi dhe është duke i numëruar orët e fundit më tash”, ka thënë deputeti Berisha për lajmi.net.

Deri më tash disa deputetë të PDK-së e kanë konfirmuar që do ta votojnë mocionin e opozitës, pasi nga kjo parti ende nuk ka një vendim zyrtar.

Përndryshe, nga partitë opozitare është shprehur siguria e plotë që Qeveria e Kosovës nesër do të rrëzohet me votën e deptuetëve.


Seanca ku do të shqyrtohet mocioni i opozitës mbahet nesër me fillim nga ora 10:00.