Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, për herë të parë pas miratimit të ligjeve për Ministrinë dhe FSK-në, filloi punimet konferenca dyditore ,,FSK dhe Partnerët 2019-I’’ me pjesëmarrje të atasheve të Mbrojtës të shteteve partnere, KFOR-it dhe Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë e Mbrojtjes(MM) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (NALT/MM/FSK), njofton Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media.
Në fjalën e tij hyrëse, Berisha, duke ju shprehu falënderime të gjithë atasheve ushtarakë dhe atyre të Mbrojtjes të shteteve të rajonit, shteteve partnere, shteteve të NATO-s si dhe të gjithë të ftuarve të tjerë, tha: ,,Falënderoj shtetet partnere në krye me SHBA-në, NATO-n për mbështetjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na japin në zhvillimin e FSK-së. Të gjitha të arriturat e FSK-së janë suksese të përbashkëta dhe kjo histori suksesi është e Kosovës dhe aleatëve perëndimorë. FSK-ja edhe me mandatin e ri do të jetë forcë profesionale, shumetnike dhe e besueshme, ku diversiteti është dhe do të mbetet vlerë, ku barazia është për të gjithë. Për MM dhe FSK-në, qytetarët e Kosovës janë të gjithë të barabartë. MM dhe FSK-ja bashkëpunon me këshilltarët e NALT-it në baza ditore. Me këtë rast dëshiroj t’i falënderoj për ndihmën këshilluese dhe për krahjen e vazhdueshme që po na japin në zhvillimin e FSK-së. Ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin dhe bashkërendimin që kemi tash e 20 vjet me misionin e KFOR-it në Kosovë, të cilëve dua t’u falënderohem për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Republika e Kosovës është përkushtuar për paqe, siguri, stabilitet dhe bashkëpunim me të gjithë. Ne jemi të bindur se paqja e përhershme arrihet me anëtarësimin e secilit shtet të rajonit në NATO’’,- përfundoi fjalën e tij ministri Berisha.
Gjithashtu edhe gjenerallejtënant Rrahman Rama mbajti një fjalë rasti, ku ndër të tjera tha: ,,Më lejoni që në emër timin dhe në emër të ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës të ju falënderoj për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që po ofroni për të ngritur aftësitë dhe kapacitetet tona kombëtare. Ne kemi avancuar dukshëm në ngritjen e kapaciteteve duke arritur ndërveprueshmëri me partnerët tanë. Këtë më së miri e kemi dëshmuar në ushtrimin fushor “Shqiponja 6” , si dhe në pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimet në nivel ndërkombëtar. Forca e Sigurisë së Kosovës ka nevojë për mbështetjen tuaj në rrugëtimin tonë të përbashkët për të qenë të gatshëm që t’ju mbështesim në të ardhmen atëherë kur të kërkohet. Ju partnerë të FSK-së, keni një rol të rëndësishëm në zhvillimin e FSK-së si forcë ushtarake e besueshme dhe gjithëpërfshirëse”, – u shpreh gjeneral Rama.
Gjatë seancës së parë folën edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral major Lorenco D’Adario dhe drejtori i NALT-it gjeneral brigade Uëe Becker, ndërsa më pas kolonel Agron Bajrami, drejtor i Departamenti për Siguri dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Vlen të përmendet se në punimet e konferencës së parë për vitin 2019 ,,FSK dhe Partnerët’’ po marrin pjesë atashe të Mbrojtjes nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kroacia, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Gjermania, Italia, Hungaria etj. Konferenca do t’i vazhdojë punimet edhe nesër me prezantimin e nevojave dhe projekteve të disa prej fushave me interes të veçantë për zhvillimin e Forcë në këtë fazë.
Në hapjen e punimeve të konferencës morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendësministrat Burim Ramadani dhe Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj, drejtori i Drejtorisë për Politika dhe plane z. Faruk Geci, komandanti i KFOR-it gjeneral major Lorenzo D’Adario, drejtori i NALT-it, gjeneral Uëe Becker, si dhe gjeneralë dhe oficerë të FSK-së, KFOR-it dhe NALT-it si dhe atashe të FSK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vdes një 57 vjeçar në Zubin Potok – dyshohet se kreu vetëvrasje

Osmani takon ambasadorin e Irlandës, insiston në heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët