LAJMI I FUNDIT:

Berisha takon Sekretarin Mattis në konferencën “SHBA – Karta e Adriatikut”

Berisha takon Sekretarin Mattis në konferencën “SHBA – Karta e Adriatikut”

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Rrustem Berisha, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, Damir Krstiçeviq, po merr pjesë në punimet e konferencës speciale “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Kështu thuhet në njoftimin për media të MSFK-së.

Në këtë konferencë sipas këtij njoftimi thuhet se nuk ëtë konferencë po merr pjesë sekretari i mbrojtjes i SHBA-ve, James Mattis, ministrat e mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.


Në këtë konferencë u kërkua që Kosova të jetë anëtare me të gjitha të drejtat e plota në këtë kartë, duke theksuar se vendi ka ofruar gatishmërinë për të kontribuar në misione jashtë vendit.

Gjithashtu me theks të veçantë u bisedua edhe tema e transformimit të FSK-së, në forca të armatosura, si kontribuuese e sigurisë në regjion dhe në botë përkrah partnereve tanë të sigurisë.

“Nga të gjithë të pranishmit u kërkua, që i gjithë regjioni duhet të jetë bashkëpunues në ballafaqimin me kërcënimet bashkëkohore dhe të punojmë së bashku në ngritjen e kapaciteteve të përbashkëta. Në veçanti u theksua që A5, duhet të zgjerohet edhe me shtete tjera të regjionit, duke e përfshirë edhe Kosovën si anëtare me të drejta të plota. Gjatë konferencës ministri i FSK-së, Rrustem Berisha takoi sekretarin e mbrojtjes të SHBA-ve James Matis, po ashtu pati takime bilaterale edhe me ministrat e mbrojtjes të Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, ku u konfirmua shkallë e lartë e bashkëpunimit në mes të ministrive përkatëse”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori