Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, ka komentuar masat e reja anti-COVID të paralajmëruara nga Qeveria e Kosovës.
Berisha tha se numri i të infektuarve në Fushë Kosovë është goxha i madh, duke e kaluar shifrën e 50 përqindëshit.
Por, ai tha se gjendja është e menaxhueshme.
Ai tha se duhet të respektohen masat e marra nga ana e ekzekutivit.
“Shtrirja e epidemisë në komunën tonë është e theksuar. Krahasuar me testet është mbi 50 përqind, kemi edhe disa vdekje kohëve të fundit. Dhe ndoshta do të ishte mirë që për një kohë të respektohet kjo masë, derisa të kalojë kjo valë e fuqishme. Ne megjithatë do t’i respektojmë institucionet dhe vendimet që i kanë marrë”, tha Berisha, për Klan Kosova.
“Po shihet që epidemia e COVID-it është përhapur shumë. Njëra nga komunat e goditura fuqishëm është edhe komuna e Fushë Kosovës. Ne e pranojmë se kemi shumë njerëz të prekur me këtë infeksion, Sido që të jetë kjo gjendje edhe më tutje është e menaxhueshme. QKMF-ja është e menaxhueshme, policia, inspektorati”.
Kreu i Fushë Kosovës shtoi se po bëhet përpjekje që të ruhet funksionimi i arsimit brenda kësaj komune.
Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës të iu del në ndihmë sektorit të gastronomisë.
“Ne e kuptojmë që qeveria është në hall. E kuptojmë që edhe populli është në hall edhe institucionet e tjera janë në hall siç është komuna. Kjo gjendje mund të përballohet me masa, me kujdes dhe bashkarisht. Këtu duhet të jemi së bashku që të gjithë, duke filluar nga Kuvendi i Kosovës. Nuk po e bën punën e vet që duhet me bë dhe barra tani ka rënë në komuna”.
“Ne jemi të gatshëm që të punojmë deri në fund, që arsimin ta ruajmë në rend të parë, që sa më pak shkolla ti kemi të mbyllura, dhe ata nxënës që i kemi ti mënjanojmë, të vazhdojmë këtë gjysmëvjetor mundësisht ta vazhdojmë në shkolla, që do të ishte një e mirë shumë e madhe për nxënësit, për prindërit dhe për të gjithë ambientin psikologjik”.
“E pastaj pjesa tjetër, pjesa e ekonomisë është ajo pjesa më delikate tani. Natyrisht që edhe kjo pjesa e gastronomisë është shumë e goditur këtu tek ne, dhe është mirë që qeveria ta subvencionojë këtë pjesë”.
“Do të ishte mirë që masat të balancohen me masat e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë, shëndetit publik. Neve na mbetet që ti ftojmë qytetarët tanë, të ftojmë të gjithë që të kenë kujdes, të përpiqen që të ruajnë njëri-tjetrin të ruajnë familjet e tyre”.
“Ne do të provojmë maksimalisht që institucionet në komunën e Fushë Kosovës të jenë të hapura, ose të jenë të hapura konform nevojave të qytetarëve dhe masave që janë përcaktuar”.
Fushë Kosova gjendet në mesin e 10-të komunave që gjendet në vijen e kuqe të numrit të rasteve të infektuara me COVID-19.
Sipas masave të paralajmëruara vendet që gjenden në vijën e kuqe do të vendosen në karantinë, dhe do të ketë kufizim të lirisë së lëvizjes nga ora 19:00 e deri në 05:00 të mëngjesit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Trençevska: Normaliteti i ri i OBRM-PDUKM-së është të refuzojë ligjet që ndihmojnë qytetarët

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri