Berisha shënon në humbjen e Melbourne Victory

273:"MELBOURNE, AUSTRALIA - NOVEMBER 11: Besart Berisha of the Victory celebrates a goal during the round six A-League match between the Melbourne Victory and Brisbane Roar at Etihad Stadium on November 11, 2017 in Melbourne, Australia. (Photo by Darrian Traynor/Getty Images) 12:"Getty Images
Besart Berisha ka vazhduar me gola në kampionatin australian.
Sulmuesi nga Kosova ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Melbourne Victory.
Bardh e kaltërtit ishin mikpritës të liderit aktual të kampionatit Sydney FC.
Reprezentuesi kosovar arriti ta zhbllokoj rezultatin në këtë takim duke shënuar për 1-0 në minutën e 58-të nga pika e bardhë.
Por në vazhdim, Victory mbeti me një lojtar më pak dhe pësuan humbje në shtëpi 1-3.
Melbourne edhe pas humbjes mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 26 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë goli i sotëm i Berishës ishte i teti në këtë kampionat.
Përveç tetë golave të shënuar, Berisha ka bërë edhe dy asistime në këtë kampionat. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































