Berisha i rikthehet golave në Australi, shënon gol të bukur me kokë (Video)

Ka filluar kampionati australian i futbollit dhe në javën e tretë ka ardhur goli i parë shqiptar në këtë ligë.
Sulmuesi kosovar, Besart Berisha e ka bërë sefte për këtë vit duke shënuar gol për skuadrën e tij Melbourne Victory.
Victory ishte mysafire e Adelaide United dhe arriti një barazim të vlefshëm 2-2 duke marrë edhe pikën e parë në këtë kampionat.
Ishte sulmuesi prishtinas, Besart Berisha që hapi serinë e golave në këtë ndeshje duke shënuar në minutën e 13-të.
Liam George mjaftë mirë në zonë, ndërsa Berisha goditi edhe më bukur me kokë për të shënuar golin e epërsisë.
Pas tri javëve në elitën e futbollin australian, Melborune ndodhet në pozitën e tetë me vetëm një pikë të grumbulluar.
Edhe ndeshjen e radhës Victory do të luaj në udhëtim ku do të ndeshet me Central Coast Marines. /Telegrafi/



















































