Berisha “reklamon” basketbollin kosovar në Poloni

Edhe pse i zhgënjyer, Berisha kishte arritur të motivonte veten që të punonte edhe më shumë dhe tash është i lumtur që është kthyer te Polonia, ndonëse ende nuk është publikuar lista përfundimtare e basketbollistëve që do të jenë pjesë e ekipit për "Eurobasket 2015". Këtë dëshpërim Berisha e ka zbuluar në një intervistë të dhënë për sajtin polak "PrzegladSportowy.pl"., të hënën, shkruan sot Koha Ditore.
Berisha 26-vjeçar muajin e shkuar i është bashkuar Polonisë në ekipin e zgjeruar në përgatitje për "Eurobasket 2015". Lista përfundimtare, pritet të publikohet gjatë kësaj jave, kurse Berisha është optimist se do të jetë pjesë e Polonisë.
"Luajta në eliminatoret gjatë vitit 2012, por në Eurobasketin e mbajtur vitin tjetër në Slloveni nuk u ftova. Askush nuk më dha asnjë shpjegim sikurse të mos kishte ndodhur asgjë. Isha shumë i dëshpëruar, por njëkohësisht u motivova për të punuar edhe më shumë", ka thënë Berisha.



















































