LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Rama po punon për Serbinë

Berisha: Rama po punon për Serbinë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha në një intervistë për Euronews Albania tha se Beogradi kontrollon Kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka shndërruar Ramën në zëdhënës të projekteve të tij për Serbinë e madhe.


Anulimi i mbledhjes Shqipëri-Kosovë, Berisha sulmon Ramën: Veprim hakmarrës dhe sherr ndjellës, mori urdhër nga Beogradi
Lexo po ashtu Anulimi i mbledhjes Shqipëri-Kosovë, Berisha sulmon Ramën: Veprim hakmarrës dhe sherr ndjellës, mori urdhër nga Beogradi

“Shqiptarët kanë dëgjuar gjatë këtyre viteve Edi Ramën të paraqesë projekte të tij, projektet e Vuçiq, siç ishin hartat për ndarjen e Kosovës apo ndryshimin e kufijve, siç ishte minishengeni i themeluar në samitin e Novisadit, në hartën e të cilit Kosova u inkorporua tërësisht me Serbinë, siç është së fundmi iniciativa e pakërkuar nga askush e Edi Ramës, por në emër të Vuçiqit për të paraqitur një projekt për çështjen më delikate, më të mprehtë të krizës në rajon siç është asociacioni i komunave me shumicë serbe”, tha Berisha.

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, deklarata e Ramës dhe reagimi i Qeverisë së Kosovës
Lexo po ashtu Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, deklarata e Ramës dhe reagimi i Qeverisë së Kosovës

“Edi Rama anuloi takimin me vendin fqinj sepse Albin Kurti refuzoi formatin e kërkuar nga Rama për refuzimin e draftit. Në këtë kontekst unë mund të them se autoritetet e Kosovës meritojnë lavdërimin më të madh që refuzuan një takim dhe një debat me një person që është tërësisht jashtë kuadrit zyrtar ndërkombëtar të negociatave”, u shpreh Berisha. /Telegafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori