LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Qëllimi i Vetëvendosjes me përfshirjen e Thaçit në rezolutë, është të hidhërohet PDK-ja (Video)

Berisha: Qëllimi i Vetëvendosjes me përfshirjen e Thaçit në rezolutë, është të hidhërohet PDK-ja (Video)

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se në Kosovë gjithmonë ka pasur gatishmëri që në bisedime me Serbinë të shkohet bashkë.

Ai në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se opozita në këto kohë ka bërë lojëra dhe nuk është marrë seriozisht me dialogun.

“Vetëvendosje vjen në debat dhe ndryshe fol e ndryshe vepron. Kur vjen puna për konsensus kjo parti fut emrin e Hashim Thaçit në rezolutë, në mënyrë që të hidhëroj PDK-në e të prishet konsensusi ynë për bisedimet”.


Sipas Berishës opozita këto fjalime i ka bërë për vota, por në fund spektri politik duhet të shkojë i bashkuar në bisedime.

“Nuk kemi alternativë tjetër, pos të shkojmë të bashkuar në bisedime”.

Bekë Berisha ka thënë se subjekti i tij politik, në fillim nuk e ka marrë seriozisht deklaratën e Thaçit për kufijtë.

“Menduam se është taktik e bisedimeve për shkak të përvojës së tij politike, por kur Thaçi përmendi shkëmbimet e territoreve, e pamë se është ide e rrezikshme”, tha Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori