LAJMI I FUNDIT:

Berisha në arrest shtëpie, del për shëtitje në tarracën e tij

Berisha në arrest shtëpie, del për shëtitje në tarracën e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish për ajrosje në tarracën e pallatit, ku banon dhe vuan heqjen e lirisë. 

Berisha është në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023.

Ai tentoi të fitonte lirinë, duke kërkuar zbutje të masës nga Gjykata e Posaçme e Apelit.


Por, kjo e fundit, në seancën e dy ditëve më parë, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Avokati Genc Gjokutaj e cilësoi vendimin politik. “Qëllimi i vetëm është që Berisha të izolohet”, tha ai, ndërsa njoftoi hapin e radhës, për të dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë. /Tch/Telegrafi/