LAJMI I FUNDIT:

Berisha mbetet “non grata”, ambasada amerikane: Nuk ndryshojmë qëndrim

Berisha mbetet “non grata”, ambasada amerikane: Nuk ndryshojmë qëndrim

Ambasada Amerikane nuk ndryshon kurs sa i takon marrëdhënies me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, e ngarkuara me punë, Nancy VanHorn tha se SHBA i qëndron pozicionit për personat e shpallur për korrupsion madhor, por njëkohësisht kërkon klime politike gjithëpërfshirëse në parlament.

Ambasada amerikane zgjodhi të jap mesazhin e saj me nisjen e periudhës zgjedhore duke kërkuar krijimin e një mjedisi të barabartë për të gjithë në zgjedhje. E ngarkuara me punë, Nancy VanHorn, nëpërmjet rrjeteve sociale, deklaroi se gjatë muajve të fundit kishte zhvilluar disa takime me përfaqësues të opozitës shqiptare, duke vlerësuar pozitivisht ato.


“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë”, tha Nancy VanHorn, e dërguar me punë e SHBA në Shqipëri.

Por personi që gëzon integritet nga ana e ambasadës amerikane nuk është Sali Berisha. E ngarkuara me punë e thotë qartë se nuk ka ndryshim qëndrimi sa i përket personave të shpallur non grata.

“Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, shtoi VanHorn.

Ky qëndrim i Ambasadës Amerikane vjen pak ditë pas edhe qeveria Britanike, i refuzoi Sali Berishës mundësinë e ankimit të non gratës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori