LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Jam i befasuar që partitë shqiptare nuk kanë reaguar për devijimin e mandateve të komuniteteve

Berisha: Jam i befasuar që partitë shqiptare nuk kanë reaguar për devijimin e mandateve të komuniteteve

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha thotë se do të ndjehej shumë keq nëse ndonjë parti shqiptare është e përfshirë në devijimin e mandateve të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

Ai në “Debat Plus” thotë se nuk dëshiron të besoj se mund të jetë e përfshirë ndonjë parti shqiptare.

“Pos kryeministrit të vendit [Avdullah Hoti] që ka reaguar për këtë rast, asnjë subjekt politik nuk ka reaguar deri më tani edhe pse ju kam shkruar”.


Berisha thotë se ka të drejtë të dyshojë te secila parti politike shqiptare derisa ata nuk reagojnë, përcjell Telegrafi.

“Nuk kam besuar se do të na përdorin si numra e jo të na llogarisin si vlera”.

Kryetari i PLE thotë se komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptianë i kanë të rezervuara në Kuvend nga një mandat ndërsa partia nga këto minoritete që merr më shumë vota merr mandatin e katërt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Drejtësi
Kalo në kategori