Besart Berisha është rikthyer në Australi dhe për të janë rikthyer edhe golat.

Sulmuesi nga Kosova ka shënuar në debutim me skuadrën e tij Western United.


Ishte në fakt ndeshja e parë në kampionatin australian, ku Wester United ka triumfuar në udhëtim te Wellington Phoenix me rezultat minimal 0-1.

Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua nga Besart Berisha në minutën e 34-të.

Prishtinasi u asistua mirë nga Risdon dhe nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë.

Kjo ishte një nisje e mbarë për Berishën, i cili është rikthyer në Australi pas përvojës jo të mirë në Japoni.

Në ndeshjen e radhës skuadra e Berishës, Wester United përballet si vendas ndaj Perth Glory. /Telegrafi/

telegrafi sport app