Berisha: Bajrami që vjen - të na gjejë më mirë

Pas daljes nga takimi me kreun e këtij Komuniteti, Selim Muça, kryeministri u shpreh se “në këtë ditë të shenjtë u dërgoj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe gjithë besimtarëve të Zotit, urimet e mia më të përzemërta”.
“Uroj që sakrifica e çdo shqiptari këtë ditë të hyjnizimit dhe sakrificës... t’i bëhet dritë në rrugë në ndërtimit e të mirës, paqes të shpresës, të harmonisë dhe të ardhmes. Uroj që kjo ditë t’i gjejë shqiptarët vitin e ardhshëm më të begatë, më të lirë më të sigurt. Le të lutemi bashkë me Zotin që bajrami që vjen të na gjejë edhe më mirë”.
Ai i evitoi pyetjet e tjera duke thënë se sot është dita e hyjnizimit të sakrificës dhe jo dita e politikës.
Pak çaste pas kryeministrit Berisha, në ambientet e Komunitetit Mysliman mbërriti edhe kryeparlamentarja Topalli për të uruar besimtarët myslimanë. /Noa/Telegrafi/




















































