LAJMI I FUNDIT:

Berisha akuza të rënda ndaj Yuri Kim, ka një kërkesë edhe për SHBA

Berisha akuza të rënda ndaj Yuri Kim, ka një kërkesë edhe për SHBA
Foto: Arkiv

Në fjalën e tij në Kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi me fjalë sërish ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha u shpreh se Yuri Kim po sillet si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë.

“Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimin e Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuara, përfaqësuesi i vendit të madh mbajti ligjërata të tëra në mbështetje të qeverisë, ndërsa sulmoi opozitën. Në një kohë kur, me shumë të drejtë, propozohen dhe ndëshkohen nga drejtësia trafikantë, një trafikant tjetër dërgohet në shtëpinë e bardhë. Procesi i këtij trafikanti shpallet si proces politik i kohës së diktaturës komuniste. A nuk janë këto standardet më të dyfishta? A vijnë këtë nga SHBA? Jo, këto vijnë nga mafia e Soros”.


“Edhe më keq akoma. Në maj të këtij viti, DASH shpall “non grata” Sali Berishën, 8 vite pasi kishte dhënë dorëheqjen, njeriun që ishte lavdëruar më shumë se kushdo nga SHBA për luftën me sukses kundër korrupsionit”, u shpreh Berisha, shkruan A2CNN,

Berisha nga Kuvendi Kombëtar i mbledhur sot në stadiumin Air Albania i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të rishqyrtojnë vendimin për shpalljen e tij non grata.

Berisha theksoi se do të vazhdojë misionin e tij për përmbysur regjimin dhe për sjellë Partinë Demokratike në pushtet. Ai u bëri thirrje zyrtarëve amerikanë të dërgojnë në Gjykatën e Parisit çdo provë dhe fakt për shpalljen e tij non grata.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori