Me dhjetë muaj burgim ka përfunduar njëri nga rastet e mëdha të terrorizmit gjatë këtij vit. I arrestuar në mes të prillit 2017 Rakip Avdyli është dënuar me dhjetë muaj burgim nga Gjykata e Pejës pas një procesi të shpejtë gjyqësor.
Avdyli, i cili u arrestuan në prill të 2017-ës akuzohej se nëpërmjet rrjeteve sociale bëri thirrje për xhihad në Kosovë. Më pak se tre muaj pas arrestimit Avdyli ka shprehur keqardhjen e tij në Gjykatën e Pejës duke pretenduar se nuk dinte për pasojat e veprimeve të tij.
Burri sipas vendimit të Gjykatës së Pejës për veprimet e tij do qëndrojë për 10 muaj në burg, ndërsa do paguajë 100 euro për shpenzimet e gjykatës.
Në seancën e cila është mbajtur pak orë para shpalljes së vendimit të gjykatës, Avdyli fajësinë e pranoi pasi iu lexua aktakuza nga prokurorja, Merita Bina-Rugova dhe pas konsultimit me avokatin e tij mbrojtës, Sefer Morina.
“Po, e pranoj veprën, po nuk e kam bërë me qëllim. E kam kuptuar që është ndesh me ligjin kur jam arrestuar, edhe jam penduar për veprën”, tha i akuzuari.
Sipas aktakuzës, Rakip Abdyli si përkrahës i organizatës terroriste “ISIS” për disa muaj përmes internetit ka bërë thirrje që në emër të xhihadit të kryhen sulme terroriste, kundër Qeverisë së Kosovës dhe ambasadave ndërkombëtare, transmeton kallxo.com.
Prokurorja Merita Bina- Rugova gjatë leximit të aktakuzës tregoi se çfarë ka thënë Avdyli në një incizim me titullin “Në Tokën e Shqiponjave do të Vijë Hilafeti”.
Në këtë incizim, sipas prokurores Avdyli bën thirrje për sulme vetjake e në grupe, duke kërkuar të kapen armët për të sulmuar qeverinë dhe ambasadat.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi