Sulmuesi shprehet se ndihet i lumtur që golat e tij po e ndihmojnë skuadrën e Lirisë të plasohet sa më lartë në tabelë.

“Është ndjenjë e mirë të shënosh gola. E kemi si detyrë ne sulmuesit që të realizojmë sa më shumë në portën kundërshtare. Momentalisht po kaloj në një periudhë shumë të mirë. Jam përgatitur që një kohë të gjatë vetëm e vetëm që të paraqitem sa më mirë në këtë kampionat.


Ky sukses i imi i arritur deri më tani ka ardhur si rrjedhojë e punës time të palodhshme, e pa dyshim edhe e bashkëpunimit me lojtarët tjerë të skuadrës. Do të mundohem që në çdo ndeshje të shënoj sa më shumë gola, duke dhënë maksimumin tim në çdo takim.

KF Liria ka potencial dhe fond të mjaftueshëm të futbollistët që të arrijë të rangohet sa më lartë në tabelë, por ja që fati ndonjëherë po na braktisë”, ka thënë për KosovaLive, sulmuesi Berbatovci.

Ani pse futbollisti Berbatovci iu bashkua ekipit të Lirisë një javë para fillimit të kampionatit, ai ka arritur të adaptohet shumë mirë në ekipin e ‘bardhezi’ duke shpresuar që këtë formë të lartë që aktualisht po kalon tani, ta vazhdojë edhe në xhirot e ardhshme.

Florim Berbartovci kaloi nga skuadra e Prishtinës tek ajo e Lirisë këtë edicion dhe falë formës së mirë tij, për momentin është golashënuesi më i mirë në Superligë. 

telegrafi sport app