LAJMI I FUNDIT:

Berbatov tregon partnerin e preferuar në sulm: Ishte sikur flinim bashkë

Berbatov tregon partnerin e preferuar në sulm: Ishte sikur flinim bashkë
Dimitar Berbatov (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Dimitar Berbatov ka luajtur me yje, si Wayne Rooney e Carlos Tevez (te Manchester Unitedi) dhe Robbie Keane (te Tottenham Hotspur), mirëpo asnjëri prej tyre nuk ishte partneri i tij i preferuar në sulm.

Pas suksesit të madh në Bundesliga me Bayer Leverkusenin (2001-2006), skuadër me të cilën luajti edhe në finale të Ligës së Kampionëve (në vitin 2002, kur humbi nga Real Madridi), sulmuesi bullgar kaloi në Ligën Premier (fillimisht te Tottenhami).

Edhe pse Berbatov suksesin më të madh e pati te Unitedi (2008-2012) me Rooneyn dhe Tevezin në sulm, partneri i tij i preferuar mbetet França – sulmuesi brazilian, i cili ishte pjesë e Leverkusenit gjatë viteve 2002-2005.


Dimitar Berbatov dhe Wayne Rooney te Manchester Unitedi (Foto: Chris Trotman/Getty Images/Guliver)

Në sezonin e dytë në Bundesliga (pas transferimit nga Sao Paulo), ai shënoi 14 gola dhe dhuroi 13 asistime, ndërkohë që Berbatov i kishte shënuar 16 gola në atë sezon.

“Me lojtarë si Rooney dhe Keane, i jepnim komplimente njëri-tjetrit, edhe kur nuk flisnim shumë jashtë fushës. E respektonim njëri-tjetrin për atë që bënim në fushë”.

“Te Leverkuseni, kisha partneritet të shkëlqyer me një djalë të quajtur França. Kemi shënuar shumë gola. Në një sezon e shkatërruam Bayern Munichun, 4-1. I shënuam të dy nga dy gola”.

Dimitar Berbatov si lojtar i Bayer Leverkusenit në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Ai nuk dinte as gjermanisht as anglisht, jashtë fushe nuk e thoshim asnjë fjalë. Asnjë fjalë. Sinqerisht, asgjë. Kur dilnim në fushë, ishte sikur po flinim bashkë!”.

“Jam kënaqur duke luajtur me atë njeri. E pabesueshme. Aspak egoiste. Unë isha në pozitë më të mirë, ai pasonte. Kur unë pasoja, ai shënonte”, ka treguar Berbatov. /Telegrafi/

Dimitar Berbatov si lojtar u Bayer Leverkusenit në ndeshjen grupore të Ligës së Kampionëve kundër Romës (Foto: Jamie McDonald/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori