LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Thaçi tenton që përmes bisedimeve me Serbinë ta shpëtoj veten

Beqaj: Thaçi tenton që përmes bisedimeve me Serbinë ta shpëtoj veten

Analisti Behlul Beqaj, ka theksuar se ngërçi eventual politik në vend, do të mund të zgjidhej, përmes një Qeverie teknike.

Beqaj në emisionin “Info Box” të “RTV Dukagjini”, ka theksuar propozimi i tij është për një qeveri teknike, e cila sipas tij, do të krijonte hapësirë për fillimin e reformave te thella.

“Ne mund të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo është detyrim kushtetues, nëse arrihet konsensus i partive politike.  Aktorët janë të njëjtë, programet e njëjta, madje sistemi zgjedhor i njëjtë, dhe situata mund të jetë më e keq se që ka qenë deri më tani”, ka shtuar ai.


Sipas tij, “do të krijohej një hapësirë kohore, nga 6 deri në 12 muaj, për krijimin e një qeverie teknike, që nuk do të thotë të jetë patjetër partiake, por profesionale dhe që mbështetet nga parlamenti, ku do të bëhej shembull ndryshimi i kodit zgjedhor”.

Ai ka folur edhe për kërkesën e Thaçit që bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, të kalojnë në nivel presidentësh, duke theksuar se “fakti se është shtuar retorika e konflikteve dhe jo ajo paqësore, tregon se nuk ka normalizimin të paralajmëruar të raporteve në mes dy vendeve.

Sipas tij, “dështimi që të arrihet normalizimi i marrëdhënieve tregon se ata që e kanë drejtuar dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit, janë dështak”.

“Thaçi  këto lëvizje po i bënë për veti, sepse ai është kryeprotagonisti i raportit të Dick Martit. Ai e ka një ves që nuk po e largon tash e sa vite, duke menduar që çdo gjë në Kosovë, varet nga ai. Se ai është alfa dhe omega, që madje stabilizimi dhe destabilizimi i gjendjes dhe raporti me Serbinë varet nga qëndrimi i tij. Ka nevojë të ballafaqohet me veten e tij”, ka shtuar Beqaj./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori