Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke e përdorur dialogun me Serbinë për qëllime të veta individuale.
Kështu ka konsideruar politologu Belul Beqaj, i cili duke komentuar nismën e Thaçit për krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës për dialog, ka thënë se presidenti nuk është duke e përdorur dialogun assesi për normalizim raportesh mes dy shteteve.
Përkundrazi, gjatë një bisede për “Zërin”, ai ka konsideruar se dialogu nuk ia vlen të vazhdohet, përderisa Kosova ende nuk i ka institucionet e saja dhe përderisa shumë marrëveshje janë akoma pa u zbatuar.
Beqaj tutje, ka konsideruar se nxitimi për ndryshim të formatit të dialogut po bëhet edhe për një qëllim tjetër nga ana e Serbisë, për ta krijuar sa më shpejt Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Procesi i dialogut i nevojshëm, por mënyra e negociimit lë për të dëshiruar
Profesori universitar, Belul Beqaj, ka vlerësuar se konteksti politik në Kosovë nuk është i përgatitur për ta vazhduar dialogun me Serbinë.
“Presidenti do t’i ngriste temat që i ngritë Serbia. Si i apostrofuari kryesor i Raportit të Dick Martit, ai me pretekstin e normalizimit të raporteve po e përdorë dialogun për ta shpëtuar veten, jo për t’i normalizuar raportet. Konteksti i përgjithshëm politik, veçmas në Kosovë, është shumë i papërgatitur për vazhdimin e dialogut, aq më parë kur edhe disa marrëveshje të rëndësishme nuk po implementohen”, ka deklaruar ai.
Madje sipas tij, taboret politike aktualisht kanë qasje krejt të ndryshme sa u përket bisedimeve Kosovë-Serbi. E përpos interesit të Thaçit, sipas profesorit, nxitimi rreth kësaj çështjeje po bëhet edhe për ta formuar Asociacionin e Komunave Serbe.
“Ndërsa pozita dhe opozita kanë raporte të ndryshme sa u përket negociatave me Serbinë. Ngutia po bëhet për shkak të nevojave dhe interesit të z.Thaçi dhe Serbisë, veçmas për implementimin e AKS-së. Problemi kryesor është se ‘normalizimi’ i raporteve mes liderëve politikë të Serbisë dhe Kosovës qëllimisht po keqkuptohet nga burokratët evropianë si normalizim i raporteve mes shqiptarëve dhe serbëve, derisa gjendja reale, sipas anketave dhe hulumtimeve të shumta e dëshmojnë të kundërtën”, ka shtuar Beqaj.
Profesor Belul Beqaj më tej, ka konsideruar se vazhdimi i negociatave me Serbinë duhet të ndodhë, porse mënyra se si po realizohet një gjë e tillë nuk është më e duhura.
“Procesi i dialogut dhe integrimit evropian është nevojë, por mënyra dhe veprimet e negocimit me ndërmjetësimin e burokratëve të dështuar evropianë, lë për të dëshiruar shumë. Është krijuar përshtypja se këta burokratë, në krye me Mogherinin, kanë dështuar në të gjitha fushat kryesore të brendshme dhe të jashtme (refugjatët, terrorizimin) dhe po bëjnë përpjekje për ta ‘shitur’ dialogun e Kosovës me Serbinë si ‘suksesin’ e tyre më të madh. Por, faktet flasin ndryshe”, ka nënvizuar ai gjatë bisedës.
Vazhdimi i dialogut s’ka kuptim, përderisa shumë marrëveshje s’janë implementuar
Kurse, ka konsideruar se dialogu nuk mund të vazhdojë përderisa Kosova nuk i ka krijuar institucionet e saja.
“Së pari, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, në fjalimin e fundit pranë OKB-së, theksoi se dialogu ka dështuar. Së dyti, si është e mundur që të vazhdojë dialogu derisa nuk janë krijuar institucionet ligjvënëse dhe ekzekutive? Së treti, pse po ngrihen negociatat në nivel presidencial derisa presidenti i Kosovës është nën hipotekën e të dyshuarit për krime të luftës, pikërisht nga raportuesi i institucionit evropian”, ka theksuar ai.
Beqaj më tej, ka vlerësuar se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të vazhdojë vetëm si partnerë me status dhe interesa të barabarta. Ndërkohë, ka konsideruar se vazhdimi i tij në formën aktuale nuk ka kuptim, përderisa shumë marrëveshje me rëndësi nuk janë implementuar. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze