LAJMI I FUNDIT:

Beqa i PDK-së: Vendimi i Kusari-Lilës, frustrim pas rezultatit të zgjedhjeve

Beqa i PDK-së: Vendimi i Kusari-Lilës, frustrim pas rezultatit të zgjedhjeve

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka thënë se vendimin e Mimoza Kusari-Lilës për t’a prishur koalicionin me PDK-në në Komunën e Gjakovës e shohin si frustrim pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Ne realisht pas një informate që morëm nga zonja Kusari-Lila,e kemi mbledhur kryesinë e degës, e kemi shqyrtuar njoftimin, dhe e kemi parë më shumë si frustrim nga rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit”, tha Beqaj për Klan Kosovën.

Atë që e ka bërë Kusari-Lila, ai e konsideron një hap të pamatur dhe të papërgjegjshëm për një personalitet që do të merret me politikë.


Tutje, Beqa thotë se Kusari-Lila nuk ka deklarata të harmonizuara, nuk ka qëndrueshmëri, dhe këtë, sipas tij, e kanë vlerësuar edhe qytetarët, pasi që ai thotë se partia e saj ka marrë më së paku vota në zgjedhjet e 11 qershorit.

Për drejtorët e PDK-së në Komunën e Gjakovës, ai tha se kanë pasur performancë pozitive dhe janë vlerësuar pozitivisht nga qytetarët e Gjakovës, madje beson se kjo parti do të udhëheqë në Gjakovë pas zgjedhjeve komunale.

Ndërkaq, për Kusari-Lilën, ai thotë se në Gjakovë, ajo e ka kryer punën me korrespondencë, dhe se më shumë ka qëndruar në Prishtinë se sa në Gjakovë.

Sipas tij, Kusari-Lila edhe kur doli kandidate për deputete e la komunën, siç tha ai, në vakuum.

Ai tutje e akuzoi Kusari-Lilën se ka ndjekur vetëm interesat personale. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori