Para se të arrinte në Prishtinë, drejtori i CIA-s ishte edhe në Beograd. Por, sikur të mos ishte, sepse qeveria serbe heshti për vizitën e William Burns.
Në Bosnje dhe Hercegovinë, u publikuan fotografi të kreut të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane dhe pati informacion publik që ai u takua me kreun e shërbimeve të sigurisë atje, si dhe me anëtarë të Presidencës së BiH.
Në Kosovë përveç fotografive ka edhe video. Shefi i CIA-s, William Burns, fillimisht u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ndërsa një ditë më pas me kryeministrin, Albin Kurti, shkruan N1.
Në Serbi as fotografi, as video dhe nuk është sikur i ka anashkaluar oficeri i parë amerikan i inteligjencës. Se ai ishte – është një sekret publik. Por, askush nga autoritetet nuk e konfirmon dhe as nuk e mohon këtë informacion.
Vetëm media propagandistike e qeverisë po pyet se çfarë po bën CIA? Dhe këtu është përgjigja “drejtori i shërbimit inteligjent amerikan po vrapon nëpër Ballkan duke bërë plan për rrëzimin e Vuçiqit”, është titulli i tabloidit “Informer”.
Edhe pse duket gjithnjë e më shumë si një plan për ta ndalur Milorad Dodikun, në të cilin mund të ndihmojë edhe Vuçiq. Sepse nuk është sekret – një nga arsyet e vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë është retorika separatiste e Milorad Dodikut.
“Tung BiH, mirëpres shkëputjen e RS. RS dhe populli serb në këto zona nuk kanë asnjë shans për të jetuar në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Dodik në tetor të vitit 2020.
Dhe në prill të këtij viti, ai tha se “Serbia është vendi ynë dhe nëse do të ishte drejtësia e Zotit, e natyrshme, kushtetuese dhe çdo drejtësi tjetër, ne do të ishim pjesë integrale e Serbisë. Nuk do të ishim në këtë m.. të quajtur Bosnjë dhe Hercegovinë”.
Dhe më pas Dodik pas vizitës së kreut të CIA-s, ndryshoi fjalët, transmeton Telegrafi.
“Republika Serbe kurrë nuk e ka kontestuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe shkëputja nuk ka qenë kurrë politika jonë”, tha këto ditë Dodik.
Pas këtij takimi, Dodik takoi Vuçiqin. Nuk ka asnjë video, por vetëm fotografi në llogarinë në Instagram të presidentit të Serbisë dhe vlerësimin se biseda me Dodikun ka qenë shumë e mirë.
“Takimi ka qenë i dominuar nga temat ekonomike, por kemi bërë edhe një analizë të përbashkët të kushteve globale dhe rajonale”, tha Vuçiq.
Dhe çfarë thonë rrethanat globale? Çfarë do të thotë kur presidenti i Serbisë një ditë pret ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe ditën tjetër takohet me ambasadorin rus, ndërkohë hesht për ardhjen e njeriut të parë të CIA-s amerikane dhe më pas ai në një rrjet social bën të ditur se, siç thotë ai, shërbëtorët politikë të Dragan Sholakut duan ta vrasin.
“Ata arritën deri në atë pikë sa më në fund u kujtuan ato që u kisha thënë gjatë gjithë kohës, ata erdhën me idenë se për të zbatuar revolucionin, duhet të më vrisnin mua. Shumë herë u kanë thënë se kjo është zgjidhja e tyre e vetme, sepse nuk do t’i fitojnë kurrë zgjedhjet”, tha Vuçiq.
“Presidenti ka një lehtësi të tillë në jetën politike, saqë mund t’u tregojë ndjekësve të tij çdo gjë dhe t’u fshehë pothuajse gjithçka. Pra, ai ndan një nivel të caktuar informacioni për ta në median e tij, mund të nivelizojë sa dhe çfarë do të dëgjojnë, kështu që është një ëndërr gebelsiane që Vuçiqi e ka arritur. Më vjen keq që duhet të përdor shprehjen ‘Gebelsian’, por është me të vërtetë një pozicion i ëmbël për një diktator në ngritje”, tha politologu Mladen Mrdalj.
Për këtë arsye, thotë politologu serb, vetëm mund të spekulojnë.
A ka ardhur drejtori i CIA-s për të kërcënuar, se nëse jo, ka ardhur për të bashkëpunuar.
Dhe ky, për narrativën e SNS-së, është një skenar më i keq se ky i pari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë