Sot zemra e gamës së Bentley është modeli Continental GT, dhe siç kanë pritur shumë njerëz – ai është inspiruar nga historia e bujshme e dizajnit të modelit R-Type Continental – model legjendar që këtë vit feston 70-vjetorin e prezantimit.

Porositë e para të R-Type Continental janë publikuar në vitin 1952, dhe asokohe ka qenë vetura më e shpejtë në botë me katër ulëse – e gjithashtu ka qenë vetura më e shpejtë serike që asokohe kushtonte 6928 funte, transmeton Telegrafi.


Në vlerën e sotme do të duhej të kushtontte 140 mijë funte apo ndryshe thënë se katër shtëpi të reja në Angli që asokohe kushtonin.

2 67

Megjithatë pak kush ka mundur ta përballoj këtë çmim, por ata fatlumë kanë pasur rastin ta kenë në garazh veturën mbresëlënëse.

3 51

Sikur R-Type, Continentalin e vente në lëvizje motori 4.5 litërsh me gjashtë cilindra që prodhonte 155 kuaj-fuqi. Kjo fuqi motorike mjaftonte që vetura ta zhvillojë shpejtësinë maksimale prej 190 kilometra në orë.

4 39

Bentley kishte prodhuar vetëm 208 njësi të R-Type Continental, që e bënë një veturë shumë të rrallë për atë kohë e madje edhe tani.

Prej 208, 193 karroceri janë prodhuar në HJ Mulliner, e pesë i ka prodhuar Franay, tre Graber dhe një Farina – derisa Park Wars prodhoi katër dhe dy tjerë coupe. /Telegrafi/