Trajneri spanjoll ka folur pas fitores 3-1 ndaj Atalantas në Coppa Italia, duke premtuar përforcime të reja, transmeton Telegrafi.

“Jam i sigurt 100 për qind se Presidenti do të bëjë diçka këtë javë. Unë jam i sigurt për këtë”.


“Nesër? Ne ende kemi edhe disa ditë punë për të zgjidhur gjërat, por ne do të bëjmë së paku një ose dy lëvizje këtë javë”.

“Megjithatë unë nuk do të flas se kush janë lojtarët. Unë flas vetëm për lojtarët e mi, jo për ata të cilët janë te klubet tjera”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/

telegrafi sport app