Belgjikë – Angli, formacionet zyrtare të ndeshjes për medaljen e bronztë

Belgjika dhe Anglia do të përballen me njëra tjetrën përsëri në Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Dy Kombëtaret evropiane ishin së bashku edhe në Grupin G, kur kaluan tutje.
Në ndeshjen e fundit të Grupit, Belgjika kishte triumfuar me rezultat minimal 1-0 falë një gol spektakolar nga Adnan Januzaj.

Ai takim nga të dyja skuadrat u luajt me rezerva pasi kishin pushuar disa nga lojtarët kryesorë.
Ndërkohë sot fitorja vlen shumë, pasi do fituesit do të ktheheshin në shtëpi me medaljen e bronztë.
Edhe pse si anglezët ashtu edhe belgët synonin triumfin në Kupën e Botës, tani synojnë medaljen e bronztë.
Formacionet zyrtare: Belgjika: Courtois, Alderweireld, Kompany, Vertonghen, Meunier, Witsel, De Bruyne, Tielemans, Chadli, Lukaku, Hazard.
Anglia: Pickford, Rose, Stones, Maguire, Trippier, Jones, Delph, Dier, Loftus - Cheek, Kane, Sterling. /Telegrafi/




















































